Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Integrime Evropiane dhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, po merr pjesë në Konferencën dy ditore të Grupit të Përbashkët të Shqyrtimit Parlamentar mbi Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjjit –EUROPOL.
Zemaj diskutoi lidhur me angazhimin institucional të Kosovës sa i përket sundimit të ligjit, si dhe për nivelin e bashkëpunimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOL-in.
Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Siguri te Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov, zv/kryetari i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, ishte pjesëmarrës në Konferencën dy ditore të Grupit të Përbashkët të Shqyrtimit Parlamentar mbi Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjjit –EUROPOL.
Gjatë kësaj konference, Zemaj u takua me kryetarin e Komisionit për Siguri të Brendshme dhe Rend Publik të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov, si dhe me Claude Moraes, kryetar i Komisionit për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE)- të Parlamentit Evropian. Me këtë rast, Zemaj i ka njoftuar ata për angazhimin Institucional të Republikës së Kosovës sa i përket sundimit të ligjit, si dhe nivelin e bashkëpunimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOLIN.
Në vijim, deputeti Zemaj ka takuar edhe deputetë të Parlamenteve Nacionale të shteteve të Bashkimit Evropian, deputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht, nga EPP-ja, si dhe udhëheqësit e EUROPOL-it. Gjatë këtyre takimeve është biseduar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit institucional të Institucioneve të Republikës së Kosovës me EUROPOL-in dhe rëndësinë e bashkëpunimit për luftimin e krimit të organizuar, i cili nuk njeh kufij nacional. Zemaj ka theksuar faktin se rëndësia e këtij bashkëpunimi qëndron në partneritet të plotë dhe besim reciprok institucional, ku mund të kemi rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative-siguri më të madhe për qytetarët e vendeve tona.