Zemaj në Kirurgjinë Torakale: Asnjë pacient s’do të mbesë pa u trajtuar

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, ministri Zemaj u njoh nga afër me kushtet që po përballet kjo Klinikë.

Zemaj tha se ministria që ai drejton po kujdeset për kthimin e tërësishëm të shërbimeve për qytetarët që asnjë pacient mos të mbesë pa u trajtuar.

“Po kujdesemi në kthimin e tërësishëm të shërbimeve. T’i analizojmë veprimet tona, kjo klinikë i ka kapacitetet e veta. Lufta jonë nuk është vetëm kundër pandemisë por edhe avancimi i shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ministri.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, tha se bashkë me profesionistët shëndetësor po angazhohet për kthimin e të gjitha shërbime shëndetësore për pacientët edhe në kohën e Pandemisë COVID-19.

“Personeli ynë është përballlur me vështirësi dhe me infeksion, është dashur të reduktojmë stafin në nivele të ndryshme, por mendojmë tani të shfytëzojmë të gjitha kapacietet, do të analizojmë situatën dhe krahas ofrimit të shërbimeve pë pacientët Covid-19, do të ofrojmë edhe shërbime tjera” theksoi ai.

Ndër të tjerash, Zemaj, deklaroi se kjo klinikë ka specifikat e veta, ndërsa tha se ai dhe Ministria e Shëndetësisë është në shërbim të fuqizimit të klinikave, stafit dhe profesionistëve shëndetësor, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore.

https://vimeo.com/441292778

Me këtë rast, Saudit Maliqi, drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, tha se janë në gatishmëri që asnjë nga të sëmurit mos të mbetet keq.

“Jemi këtu në një klinikë në të cilën bëhet trajtimi i personave me probleme kirurgjike. Ne sot jemi në gatishmëri me një staf të mirë që t’i përgjigjemi nevojave për sëmundje, t’i marrim masat ne mënyrë që asnjë nga të sëmurët mos të mbesin keq po të trajtohen në mënyrë adekuate. Në këtë klinikë trajtohen personat me kancerin e gjirit dhe të mushkërive”, tha ai, raporton EO.

Valbon Krasniqi, drejtor i ShSKUK-së, tha se e ndjejnë obligim, edhe në kohë pandemie, që qytetarët t’i marrin shërbimet kirurgjike.

“Ne kemi obligim edhe në kohë pandemie që të funksionojnë shërbimet kirurgjike”, tha ai.

Të ngjashme