Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mamushë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj theksoi se kanë prioritet avancimin e shërbimeve shëndetësorë pa dallim, duke u ofruar shërbime cilësore pacientëve.
Më tej ai sqaruar se kjo Qendër do të kushtojë 1 milion euro, duke premtuar edhe investime të tjera në këtë komunë.
Sipas tij, komuniteti i kësaj ane, ka kontribuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, zbatimin e barazisë e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve.
“Ky investim ka qenë i përbashkët më një dinamikë të shtuar dhe e kapë shifrën 1 milion euro. Edhe me ndryshime të reja do të zgjerohen kapacitete e shërbimeve qoftë për gjinekologji”.
“Edhe me avancimin e kuadrove të reja komuna e Mamushës do të përfitojë”.
kryetari i komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniqi, tha se ndërtimi i kësaj qendre ka urgjencë për qytetarët e kësaj ane.
“…me mbështetjen e kryetarit të partisë dhe deputetëve dhe gjithë Qeverisë kemi arritur të qesim gurthemelin e QKM në Mamushë”.
“Po shpresojmë që me këtë objekt do tu mundësohet shërbimi qytetarëve”.