Zemaj në takim me ministrin e Arsimit: Procesi mësimor të nis sipas planit

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai tutje ka thënë se të gjithë vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe ministrinë e Arsimit.

Zemaj po ashtu bëri të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të nis sipas planit.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ministrin e Arsimit, prof. Dr. Ramë Likaj, që ishte i shoqëruar edhe nga Zëvendësministri, dr. Xhavit Rexhaj, me të cilët diskutuam për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Fillimi i mësimit të organizohen në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante.

Do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta dhe koordinimin ndërinstitucional.

Ne po ndërmarrim të gjitha masat dhe po bëjmë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër virusit dhe të gjitha protokollet e sigurisë së shëndetit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme