Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar Planin e Veprimit për Shëndet mendor gjatë dhe pas pandemisë COVID-19 (2020-2021).
Zemaj ka thënë se ky planë është përgatitur nga një grup ekspertësh.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky plan për bazë ka parimin e qasjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët në nevojë për shërbime dhe kujdes të shëndetit mendor.
Postimi i plotë:
Kam nënshkruar sot Planin e Veprimit për Shëndet mendor gjatë dhe pas pandemisë COVID-19 (2020-2021), i përgatitur nga një grup profesional me ekspertë të fushës përkatëse.
Ky plan për bazë ka parimin e qasjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët në nevojë për shërbime dhe kujdes të shëndetit mendor.
Përmes objektivave të përgjithshme dhe specifike plani adreson nevojat e popullatës duke përfshirë edukimin, promovimin, parandalimin, trajtimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Këto objektiva do të arrihen përmes promovimit të shërbimeve inovative të shëndetit mendor, udhëzuesve për trajtim, udhëzuesve edukativ, materiale të tjera të shkruara dhe elektronike në shërbim të popullatës së gjerë, përfshirë edhe hulumtimin në terren dhe monitorimin, duke përshtatur ofrimin e shërbimeve të Kujdesit për shëndet mendor dhe mbështetjen psiko- sociale me kapacitetet e sistemit shëndetësor publik në vend dhe situatën e krijuar si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Bashkë për shëndetin e popullatës!