Zemaj nga Gjilani: Kemi mobilizuar të gjitha asetet shëndetësore që ta menaxhojmë pandeminë

Gjilan | 24 Qer 2020 | 12:04 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën Operative të Emergjencave në Gjilan ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.

Zemaj me këtë rast ka përgëzuar këtë komunë për menexhimin e situatës me Coronavirusin.

Sipas tij, janë mobilizuar të gjitha asetet shëndetësore që ta menaxhohet pandemia.

“Angazhimi jonë është që ta kemi nën kontroll gjendjen me Coronavirus në rajonin e Gjilanit në komunën ku jemi sot”.

“Shpreha falënderime për Shtabin Emergjent dhe e quaj pa modesti shembullor. Të avancohemi në përmasimin e shëndetësisë dhe luftimin e pandemisë që qytetarët t’i kthehen normaliteti”.

“Hapat tonë janë progresiv dhe në këtë aspekt edhe Gjilani të përfitojë qoftë në aspektin buxhetor. Po mundohemi t’i mobilizojmë të gjitha asetet shëndetësore të Kosovës”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Zemajn për vizitën, duke shtuar se janë në koordinim të vazhdueshme për ta luftuar pandeminë, raporton EO.

“Armend Zemaj edhe si ministër mbetet mik i Gjilanit dhe e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë komunës tonë për masat sa i përket Coronavirusin. Janë institucionet civile ato që punojnë 24 orë”.

“Gjithçka rreth organizimit mbrojtjes jemi koordinuar do të vazhdojë vizita në qendrën e spitalit të Gjilanit”.

“Në fund qendra regjionale është ajo që ka dhënë kontributin më të madh. Ne e dimë që kur s’ka pandemi qendra e shëndetit kujdeset për ajrin dhe ushqimin tonë”.

Të ngjashme