Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka ironizuar me emrin e koalicionit të përbashkët të PDK-AAK-Nisma.
Sipas tij PAN është PAN-kreas i cili sipas tij është shndërruar në një gjëndër që kërkon diagnostifikim.
”PAN-kreasi i shndërruar në një gjëndër kërkon të diagnostifikohet. Zëri i deputetëve duhet të jetë mbi logjiken klanore dhe ideologjike e pasqyruar sot në seancën plenare. Themeluesit dhe ideologët të njëjte që nga paslufta. PAN-kreasi kërkon ndërhyrje kirurgjikale, që të shpëtohet institucioni dhe publiku”.