Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se masat kundër përhapjes së koronavirusit mund të ashpërsohen përsëri, nëse situata përkeqësohet.
Këtë paralajmërim Zemaj e ka bërë në një postim në Facebook, ku kërkoi nga qytetarët që masat e reja, të miratuara dje, të zbatohen me rigorozitet.
“U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë. Masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit”, shkroi ndër të tjera ministri Zemaj.