Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rastin , ku një kufomë u raportuar se ka qëndruar në dhomë disa orë, ku qëndronin edhe pacientë tjerë në klinikën e Pulmologjisë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kjo është kompetencë e ShSKUK-së dhe inspektoratit.
“Për këtë arsyen janë inspektorët dhe është kompetencë e SHSKUK-së, të trajtojë diçka nëse është me urgjencë”, tha Zemaj.
Ai po ashtu ka thënë se brenda disa ditësh do të rritet numri i testimëve për Covid -19.
“Brenda 3-4 ditëve do të fillon edhe ngritja e kapaciteteve dhe rritja e numrit të testimeve”, tha Zemaj.