Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Zemaj, në Ditën e Flamurit, ka bërë homazhe te Pllaka Përkujtimore e axhës së tij – dëshmorit Tahir Zemaj.
“Në Ditën e Flamurit, flamur të cilin e deshe aq shumë, përkulem dhe kujtoj me nderim sakrificën Tuaj në rrugën e nderit dhe atdhedashurisë”.
Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:
Shqiptarë, kudo që jeni, urime 28 Nëntori!
Me nderim përkulem para veprës Tuaj, në Festën e Flamurit, Axhi Tahir!
Sot, festa do të ishte më e bukur, sikur të ishim të gjithë së bashku, me Ty, Enisin dhe Hasanin.
Në Ditën e Flamurit, flamur të cilin e deshe aq shumë, përkulem dhe kujtoj me nderim sakrificën Tuaj në rrugën e nderit dhe atdhedashurisë.
Lavdi për të gjithë kontribuesit e festës më të madhe të kombit, 28 Nëntori!
Urime, gëzuar!