Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur sot në mëngjes se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.
Ai ka lavdëruar IKShP-në, duke thënë se po bën një punë mbinjerëzore.
Postimi i tij:
Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.
Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, etj. Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.
Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit.
Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore.
IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.
Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!
#QeveriaHoti