Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar të shtunën specializantët në Pejë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se specializantët e rinj janë entuziastë për shkollimin e tyre për të cilin pritë kohë të gjatë.
Postimi i plotë i tij:
Mëngjesin e sotëm, në vendlindjen e tyre, në Pejën tonë, bashkëbisedova me specializantët që tashmë po vazhdojnë shkollimin e tyre.
Është lehtë të shihet kënaqësia e tyre dhe entuziazmi, për rrugën e nisur në përmbushjen e synimeve shkencore e profesionale, pas pritjes shumëvjeçare për specializim.
Ju specializantë jeni frymëzim i punës time!