Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se ka takuar sot Bordin Funksional të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bashkë me Valbon Krasniqin, u.d. i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.
“Kam takuar sot, Bordin Funksional të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bashkë me dr. Valbon Krasniqin, u.d. i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ku u njoha me përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me Statutin e ShSKUK-së” ka shkruar ai në Facebook.
Zemaj ka premtuar përkrahje të plotë në zbatim të ligjit.
“Secili anëtar i Bordit e ka të qartë punën dhe përgjegjësinë, kërkoj nga të gjithë përqendrim e përkushtim, në mënyrë që ShSKUK-ja të jetë efikase sipas mandatit dhe në shërbim të qytetarëve. Aq më parë, tash, në kohë pandemie duhet të ketë veprime konkrete rreth menaxhimit në sistemin shëndetësor.Keni përkrahjen time të plotë në zbatim të ligjit” ka shkruar ai poashtu.