Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, raporton Ekonomia Online.
Zemaj, konfirmoi se testi negativ për Coronavirus nuk është obligativ për të hyrë në Kosovë.
“Shpreha gatishmërinë së bashku me kryetarin e komunës për të falënderuar Qendrën Rajonale dhe qëllimeve tona ta kemi në menaxhim pandeminë dhe luftimin e saj”.
“U njoftova me dinamikën e punës dhe rrethanat që kanë punuar dhe duhet të vlerësohet dhe për hir të kësaj t’i kemi një bashkëpunim të mirë që të ruhet shëndeti i qytetarëve”.
“Lehtësimi i masave që kanë hyrë fuqi me një qershor kemi pasur rritje të rasteve edhe nga moskujdesi i qytetarëve, por gjithçka është nën kontroll. Ka rritje të numrit të rasteve dhe testimeve”.
“Ne kemi lejuar aeroportin dhe bashkatdhetarët nuk detyrohen ta kenë testin e Coronavirusit”.
Zemaj, është deklaruar në lidhje me konfuzionin e krijuar pasi u bë e ditur se nga një korriku do të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.
Sipas tij, është krijuar keqinterpretim dhe se ai nuk i ka marrë këto vendime, pasi që kur ka marrë pozitën vendimet vetëm se kanë qenë në fuqi.
“Si ministër kam gjetur një numër të madh të vendimeve që kanë qenë në kundërshtim me njëra-tjetrin. Nuk është detyrë e ministrit se si bëhet mbarëvajtja e tubimeve janë vendime që janë marrë”.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale, Ajhane Sefiu, tha se janë në koordinim të vazhdueshëm me institucionet qendrore në menaxhimin e pandemisë, raporton EO.
“Në emër të Qendrës Rajonale e falënderoi ministrin, kryetarin e komunës dhe drejtorin e IKShPK-së”.
“Na biseduam rreth gjendjes me Covid-19 dhe se si ta menaxhojmë me instancat më të larta të shëndetësisë”.