Zemaj themelon bordin për luftën kundër Covid-19, Lul Raka kryesues

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Armend Zemaj ka themeluar bordin këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19. Lul Raka është emëruar kryesues i këtij bordi.

Në njoftimin e ministrit të Shëndetësisë thuhet se bordi prej 11 anëtarëve përbëhet nga elitë mjekësh e studiusish të profileve të ndryshme.

“Themelova Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues.

Një elitë mjekësh, studiuesish, shkencëtarësh dhe figurash profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme do të përbëjnë këtë bord prej njëmbëdhjetë anëtarësh.


Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.
Bordi nuk do të jetë vetëm si dekor në këtë luftë, por organ profesional këshillimor për Ministrin e Shëndetësisë.

Do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.


Të gjitha propozimet nga ky bord do të vlerësohen dhe rekomandohen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/ IKSHP sipas legjislacionit në fuqi.

Përballja jonë me virusin mbetet e pakompromis ! Nuk do të zmbrapsemi! Së bashku do të triumfojmë” shkruan Zemaj në njoftim.

Të ngjashme