Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tregoi se në këtë takim u diskutua për organizimin sa më të mirë të ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen.
“Takimi në Federatën e Futbollit të Kosovës, është vizitë për të shprehur mirënjohje për punën e madhe që ka bërë kjo federatë për futbollin dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës në skenën sportive.
Gjithashtu diskutam edhe për organizimin sa më të mirë të ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen.
E falënderoj kryetarin e FFK, z. Ademi, për punën e madhe që bëhet këtu, në të njëjtën kohë, nderim për bashkëpunimin në kohë pandemie, kur sporti ishte i goditur në veçanti.
Shëndeti i qytetarëve në këtë kohë mbetet prioritet yni i përbashkët dhe përgëzoj futbollistët dhe futbolldashësit për disiplinën dhe bashkëpunimin. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.