Zemaj viziton Fushë-Kosovën, premton mbështetje

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Komunën e Fushë-Kosovës ku është pritur nga kryetari Burim Berisha.

Zemaj e Berisha kanë diskutuar për gjendjen me COVID-19 në Fushë Kosovë, derisa i pari i shëndetësisë ka thënë se këtë komunë do ta ketë prioritet.

Zemaj ka vizituar edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë për të parë nga afër se si po ia dalin mjekët dhe stafi tjetër mjekësor të përballen me pandeminë.

Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:

Me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishën dhe stafin e tij biseduam për shqetësimet e shkaktuara nga Covid19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po e kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Konfirmova se Fushë Kosova do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF pashë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e stafit mjekësor. Me drejtuesit biseduam për menaxhimin e situatës dhe ndihmën logjistike që do t’i ofrojmë kësaj qendre.

Mjekëve dhe infermierëve iu shpreha mirënjohje të thellë dhe i falënderova për sakrificën dhe punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë.

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3333979473315576
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme