Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK prej ku ka premtuar përkushtim për sigurimin e pajisjeve moderne për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
“Vizitova, Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për të parë nga afër zgjerimin e kapaciteteve (bunkeri për vendosjen e akceleratorëve linear) për trajtimin e të prekurve nga sëmundjet malinje.Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë” ka shkruar Zemaj në facebook.
2882887 Comments7 SharesLikeCommentShare