Zeqiri e Peci në takim me Hovenierin dhe ambasadorët e QUINT-it

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 08:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje, raporton Ekonomia Online.

Të vetmit që iu përgjigjen ftesës ishin Ilir Peci, kryetar i Zveçanit, dhe Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Pozokut.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në mëngjes serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale, ku për këtë ka intervenuar Policia e Kosovës, duke ndaluar ata.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë. 

Të ngjashme