Avni Jashari, zëvendës-drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim, ka thënë se problemet me pronësi të tokave janë një nga shqetësimet e AKP-së. Ai ka thënë se ka pasur një rast në Veternik ku nuk i është pranuar pronësia, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë raportimit në Komisioni Hetimore për Privatizim ka thënë se AKP-ja në asnjë rastë nuk ka konfirmaur që pronën shoqërore ta shndërrojë në atë private.
“Në raste të tokave e kemi një rast ku 9 hektar në Veterrik nuk i është pranuar pronësia. Në prill të vitit maj 1996 gjykata ka marrë vendim që një pronë e caktuar i është pranuar pronësia me kontratë të vitit 1964 ne komunën e Drenasit. Po ashtu i është dërguar shkresë komunave për të mos pranuar ato prona. Edhe gjykata ka kërkua rikthimin e pronës dhe personit i cilit i kthehet prona të paguajë kompensimin. Para tri vjetëve kanë arritur përmes noterëve të kthejnë këtë pronë në emër të palës private. AKP-ja në asnjë rast nuk e ka konfirmuar se duhet të shndërrohet pronën shoqërore në atë private. Por janë dy institucione tjera në Kosovë që e shohin këtë çështje ndryshe agjencia kadastrale e Kosovës e cila i obligon komunat të regjistrohet. Kjo është një çështje që e brengos AKP”.
Ai ka folur edhe për procesin e pronave të uzurpuara kur është pyetur nga kryesuesi i Komisionit, Hekuran Murati.
“Ne kemi pasur raste të ndryshme se një numër i caktuar i pronave kanë qenë të uzurpuara. Asnjë shitje nuk do të bëhet pa largimin e uzurpatorëve. Deri sa ka ardhur bordi i drejtorëve ne kemi liruar 470 prona. Ka qenë kërkesë në atë kohë të kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit të lirohen ato prona. Deri në vitin 2014 numri i pronave të uzurpuara të shitura ka qenë 350. Vetë fakti që kemi nxjerr vendim të largojmë uzurpatorë len me tregu që kemi vepruar drejt. Nuk kish ndodh publikimi i emrave te uzurpatoreve pa vendimin e kryetarit Veseli. Por problemin e kemi pasur ligjor a guxojmë mi publiku emrat e tyre. Përkrahja për lirimin e uzurpatorëve ka qenë e të gjithëve. Konstatimi se a është një rregullore e AKP në përputhje me ligjin merret gjykata”.
Gazmend Bytyqi shtroi pyetje sa a keni informacione a ka shumë vendime për pronat. Tani me çfarë vendimesh po zbatohen. Sa tokë e Kosovës është avulluar në këtë formë.