Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton drejt Hungarisë

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi thuhet se pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.

Të ngjashme