Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut janë në vetizolim

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Maqedoninë e Veriut, në konferencën e sotme për shtyp njoftuan se pas kontakteve që kanë pasur me kreun e komunës së Kumanovsës Maksim Dimitrievski i cili rezultoi pozitiv në Covid-19, do të izolohen për 14 ditë.

“Fillimisht qëndrimi i komisionit ishte se për shkak se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse nuk ka nevojë për izolim dhe se do të duhet të vlerësohet deri të marten nëse duhet ose jo të bëhet testim, mrgjithatë pas anketës epidemiologjike që u bë ditën e djeshme u konstatua se gjatë pres konferencës deri sa kam folur nuk kam mbajtur maskë dhe komisioni vlerësoi se duhet të shkoj në izolim 14 ditor. Mbrëm kam marrë vendimin nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor për izolim 14 ditor dhe këtë do ta respektoj”, tha Osmani.

“Do të izolohem për 14 ditë edhe pse është vlerësuar pas anketës epidemiologjike se rreziku është i vogël gjithsesi mendoj se edhe rreziku i vogël duhet të trajtohet seriozisht. Mbi gjitha për shëndetin e të dashurve, punëtorëve në Ministri, për shëndetin tim, por edhe për shembullin që duhet të jap për qytetarët”, tha Filipçe, shkruan alsat m.

Të ngjashme