Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin turk Sakar

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme.

Në fund, z. Ahmeti e falënderoi Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera.

Të ngjashme