Zëvendësministri Ahmeti viziton Maltën, kërkon mbështetje për anëtarësim në KE

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maltë.

Ai atje u prit nga deputetë maltezë, anëtarë të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Gjatë qëndrimit atje, Ahmeti i njoftoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke e veçuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

” Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri dhe çdo zvarritje vetëm sa ua pamundëson qytetarëve të vendit qasjen në mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.

Të ngjashme