Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë në detyrë, z.IzetSadiku, kanë vizituar komunën e Malishevës ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, z. RagipBegaj dhe komandanti i stacionit policor, kapiteni Azem Krasniqi.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj u njoftua nga kryetari Begaj për angazhimet e deritashme që ka bërë komuna e Malishevës, në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Gjithashtu, zëvendësministri Gecaj u njoftua se në komunën e Malishevës përveç rasteve me virusin Covid-19, janë paraqitur edhe disa raste të pickimit nga rriqrave.
Ndërsa, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni AzemKrasniqi, në këtë takim informoi për punën e Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe pandemie.
Ai theksoi se përkundër kontakteve të shumta me qytetarë, në asnjë rast nuk është regjistruar asnjë incident me qytetarët, si dhe gjatë tërë kësaj kohe, asnjë polic nuk është infektuar gjatë kryerjes së detyrës.
Zëvendësministri në detyrë, z. Bajram Gecaj, shprehu mirënjohje për punën e komunës dhe policisë gjatë kësaj kohe, duke theksuar se duhet të vazhdojnë angazhimet e përbashkëta në menaxhimin e pandemisë, sidomos tani pasi janë lehtësuar masat dhe qytetarët.