Zëvendësministri Hoxha priti në takim përfaqësuesit e SEESAC

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 10:18 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim përfaqësuesit e Zyrës Qendrore në Evropës Lindore dhe Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), me të cilët biseduan për projektet konkrete me të cilat përkrahet MPB-ja, në veçanti për ndihmën në luftimin e trafikimit të armëve ilegale.

Zëvendësministri Hoxha, duke iu referuar raportit të fundit të Komisionit Evropian, lidhur me trajtimin e armëve të vogla dhe të lehta, i njoftoi të pranishmit për përmbushjen me sukses të dy rekomandimeve të dala nga ky raport, siç është miratimi tashmë i Strategjisë për AVL dhe miratimi i Ligjit për legalizim dhe dorëzim vullnetar të armëve, projektligj i cili tani është në fazën e fundit para miratimit në Parlamentin e Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesit e SEESAC njoftuan për planin e ri të aktiviteteve, sipas Rezolutës së Këshillit të Evropës nr 2016/2356, sipas së cilës SEESAC do të përkrahë çarmatosjen dhe kontrollin e aktiviteteve për armët në Evropën Juglindore, duke u bazuar ne Strategjinë e BE-së për luftimin e grumbullimit dhe trafikimit ilegal të AVL.

Gjithashtu gjatë këtij takimi SEESAC prezantoi edhe planin tre vjeçar të përkrahjes për Republikën e Kosovës, për rritjen e përpjekjeve për luftimin e trafikimit ilegal, rritjen e sigurisë fizike të depove të armëve, si dhe ofrimin e trajnimeve për zyrtarët e MPB-së.

Zëvendësministri Hoxha duke ifalënderuar zyrtarëve të SEESAC-ut për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme për MPB,shprehivlerësimin më të lartë që kanëinstitucionet e Republikës sëKosovës për SEESAC, gjithashtu u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojëtë avancohet më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme