Zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje që personat të cilët sulmuan fizikisht një familje të komunitetit rom në një Qendër Tregtare në Prizren, të japin përgjegjësi.
“Familja e cila u sulmua ishte e shokut tim të fëmirisë dhe është bërë për shkak të maskës, para një fëmije 11 vjecare, babait të sëmurë (i cili e ka kaluar leokeminë) dhe nënës së tij”, shkruan Veshall.
Zëvendësministri thotë se nëna e shokut të tij, i ka thënë se sigurimi i qendrës tregtare e ka kërcënuar dhe ofenduar me fjalët “Ta q* ma****, s’ke me mujt me jetu këtu”.
Ai ka shkruar se përgjegjësi për këtë do të japin të gjithë, nga dhuna psikologjike për fëmijën e deri te dhuna fizika për babain e sëmurë.