Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se e ka gjetur të thyer derën e takimeve protokollare të kabinetit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, gjersa ka shtuar se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.
Postimi i plotë:
Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare të Kabinetit ku unë jam Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer). Menjëherë është njoftuar sigurimi i objektit i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe po i njejti ka njoftuar organet e rendit dhe të sigurisë, Policinë e Kosovës. Pas më pak se 15 minuta kanë arritur njësitet e policisë të Stacionit Policor Qendra, dhe bashkë me hetuesit kanë bërë egzaminimet e nevojshme dhe se tani çështja është në duar të organeve të rendit.
Ne do të punojmë shumë dhe drejtë dhe me transparencë. Dyert tona do të jenë të hapura prandaj nuk keni nevojë t’i thyeni.