Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë vizitoi IPK-në

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj së bashku me Zv. Minsitrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Bullgarisë me në krye Zv. Ministren e Punëve të Brendshme znj. Ivelina Dundakova.

Në kuadër të këtij takimi u diskutua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e mbikqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në Policitë e shteteve përkatëse.

Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare.

Gjithashtu zv. Ministrja Dondakova, theksoj rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.

Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta Rajonale.

Të ngjashme