Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se tanimë janë sqaruar të gjitha procedurat administrative dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi për që sa më shpejtë të procedohet me pagat e stafit mbështetës për Covid.
“Janë zhvilluar dje takime me përfaqësuesit e grupeve nga kabineti i ministrit. Deri më tash ka pas paqartës procedurale të administratës të cilat tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi në mënyrë që sa më shpejtë të procedohet me pagat e stafit mbështetës për Covid”, tha ajo.