Zëvendëspresidenti amerikan viziton Korenë Jugore

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 13:37 | Nga

Zëvendës-presidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka mbërritur për një vizitë në Korenë Jugore, në kuadër të vizitës dhjetëditore në Azi ka udhëtuar në Korenë e Jugut, në kulmin e tensioneve për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Pence tha se përkushtimi dhe vendosmëria e SHBA-së ndaj aleancës me Korenë Jugore kurrë s’ka qenë më e fortë se tani.

Vizita e tij në Korenë e Jugut interpretohet si shenjë mbështetjeje ndaj aleatëve amerikanë në rrethana të tensioneve të rritura për shkak të programit koreanoverior të armatosjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme