Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka mbajtur fshehur emrin e kandidatit të vet për kryetar të Kuvendit, të martën, me gjithë faktin se seanca konstituive tashmë është caktuar.
PAN-i duket se do të presë deri në ditën kur do të mbahet seanca konstituive, për të treguar definitivisht nëse do të përmbushë pritjet që Kadri Veseli të jetë kandidati për postin e kreut të Parlamentit, shkruan sot Koha Ditore.
Meqë Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar vetëm fituesit të zgjedhjeve, nuk është përjashtuar mundësia që procesi të bllokohet.
Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, minimumi 61 vota “për”.