Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje do të mbahet në ora 10:00, është bërë e ditur në njoftimin për media.
Në rend të ditës, janë disa pika, bëhet e ditur tutje.
Këto pika janë:
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut që do të mbahen më 29 nëntor 2020.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.
4. Të ndryshme.