Zgjedhjet e Kosta Rikës, ish-këngëtari i rock-it do të jetë President

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:04 | Nga

Carlos Alvarado, kandidati presidencial i qendrës së majtë të Kosta-Rikës, do të jetë kreu i ardhshëm i vendit pas zgjedhjeve të së dielës.

Këshilli zgjedhor i Kosta Rikës e bëri njoftimin në bazë të numërimit të fletëvotimeve në 91% të qendrave të votimit.

Alvarado fitoi 60% të votave ndaj 39% që mori kundërshtari i tij konservator. Rivali i tij Fabricio Alvarado ka pranuar humbjen.

Carlos Alvarado, 38 vjeç, është ish-ministër i punës, ish-gazetar, novelist dhe dikur këngëtar rock. Ai vrapoi në një platformë progresive nën sloganin Elijo el futuro (Unë zgjedh të ardhmen).

Ndërsa Fabricio Alvarado, 43 vjeç, është një predikues ungjillor, një gazetar televiziv dhe një këngëtar i krishterë. Ai garantonte për Partinë Konservatore Kombëtare të Rivendosjes (PRN) dhe kishte premtuar të mbrojë “vlerat tradicionale”.

Në raundin e parë, Fabricio Alvarado siguroi më shumë vota, por humbi numrin e nevojshëm për të fituar të drejtën.

Kjo bëri që ai të përballej me Carlos Alvarado në një votim të raundit të dytë.

Të ngjashme