Zgjedhjet e LDK-së në Prizren: Tërhiqet Haxhi Avdyli, garë në mes Anton Qunit dhe Driton Selmanajt

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor në të gjitha degët e partisë.

Deputeti dhe kryetari aktual i degës në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se nuk do të jetë më pjesë e kandidaturës së re, njofton Klan Kosova.

Avdyli ka thënë për klankosova.tv se derisa ishte në këtë post nuk e ka arritur objektivën e tij që ta rikthejë LDK-në në krye të Prizrenit, prandaj edhe po heq dorë nga gara.

“Arsyet e moskandidimit tim janë të shumta duke filluar nga ato politike. Kjo do të thotë se nëse një politikan nuk e arrin objektivin e vet politik, siç ishte rikthimi i LDK-së në pushtet lokal, atëherë është e udhës që të reflektoj “.

“Edhe pse kam pas presion pozitiv nga aktivistët që të qëndroj edhe më tutje, po konsideroj që është koha për këtë lëvizje. E mira e degës tonë është që kemi kuadro të përgatitur që mund t’i ndihmojmë për të ecur më tutje. Edhe unë do jem bashkë me ta në këto procese. Atmosfera në degë është e relaksuar dhe nuk ka aspak rivalitetet negativ”.

Ndërkaq, deputetët Driton Selmanaj dhe Anton Quni kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre për të parin e Prizrenit.

Selmanaj në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se është i gatshëm për këtë post dhe i nderuar që është përballë Qunit.

“Ka kohë që i jam ofruar anëtarësisë dhe kam shpreh gatishmërinë që të jem pjesë e garës për kryetar të degës në Prizren. Ndjehem i nderuar edhe jashtëzakonisht mirë që do të jem në garë me zotëri Anton Qunin”.

“Do të jetë një garë idesh dhe platformash. Uroj që të shkojë gjithçka siç duhet dhe në fund të vendosë anëtarësia për atë që mendon”.

Por në këtë garë duket se nuk do të jenë vetëm Çuni dhe Selmanaj. Kandidatë të mundshëm janë edhe ish-deputeti Hatim Baxhaku, Fatmir Memaj dhe Festim Avdyli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme