Ekonomia Online
FUNDIT

Zgjedhjet në BIK, Reshat Mexhiti sfidon Naim Tërnavën

Zgjedhjet në BIK, Reshat Mexhiti sfidon Naim Tërnavën

Bashkësia Islame gjatë sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj. Në këto zgjedhje pritet të rikandidojë Naim Ternava, i cili do të sfidohet nga Reshat Mexhiti. ai që ende mbanë këtë post. Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e […]

Bashkësia Islame gjatë sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj. Në këto zgjedhje pritet të rikandidojë Naim Ternava, i cili do të sfidohet nga Reshat Mexhiti.
ai që ende mbanë këtë post.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë. Bazuar në Kushtetutën e këtij institucioni, atij nuk i ndalohet që të rikandidojë përsëri për kryetar.

Kuvendi zgjedhor i Bashkësisë Islame do të fillojë prej orës 10:00.

Të ngjashme