Zgjedhjet në LDK/ Nënkryetari Muhaxheri: E kemi Lumirin për 15 vjet kryetar, pastaj e shohim

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta zgjedh kryetarin e saj kah mesi i tetorit të këtij viti.

Gazmend Muhaxheri, që drejton procesin e brendshëm zgjedhor, është fort i bindur që Lumir Abdixhiku do të jetë përsëri në krye të partisë më të vjetër kosovare.

Madje jo veç për katër vjet.

“E kemi zgjedhur kryetarin për nja 15 vjet, ia kemi hjek dertin kryetarit. Lumirin. Pas 15-20 vjetëve e shohim”, u shpreh Muhaxheri për Front Online.

Lutfi Haziri: Nuk kandidoj për kryetar të LDK-së, kjo është arsyeja

Nënkryetari aktual i LDK-së e dha këtë përgjigje kur u pyet nëse do të garojë për postin e të parit të partisë.

Lider partiak s`dëshiron të jetë as kolegu i tij i moçëm në parti Lutfi Haziri, ndryshe prej vitit 2021.

Asokohe ky ishte kundërkandidat i Abdixhikut, bashkë me Besian Mustafën, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes, që u mbajt si rezultat i dorëheqjes së Isa Musfafës pas debaklit të pësuar në zgjedhjet nacionale të atij viti.

“E kam bërë të qartë se nuk kandidoj për kryetar. Kam kandiduar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të kaluar kur LDK-ja po kalonte periudhën e saj më të errët politike, por nuk shoh arsye të garoj tash dhe që kandidimi im të trazojë ujërat”, u shpreh Haziri për Front Online.

Haliti i LDK-së: S’ka pakënaqësi në LDK, kemi program të shkëlqyeshëm

Sokol Haliti i LDK-së e mohon që ka pakënaqësi nga procesi i brendshëm zgjedhor në këtë parti.

Ai thotë se kanë bërë program të shkëlqyeshëm dhe procesi po shkon mirë.

“Zgjedhjet e brendshme janë demorkatike, statuare, një organizim i shëndoshë. Nuk ka asnjë pakënaqësi. Po i respektojmë normat statutare dhe po bëjmë program të shkëlqyeshëm”, u shpreh Haliti për “Front Online”.

“Është duke shkuar mirë procesi, ka ndoshta pakënaqësi, por janë të vogla”, theksoi Muhaxheri.

“Aktualisht po punojmë në riorganizimin e degëve në disa komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, e cila do të zgjerohet në disa nëndegë. Po ashtu po merremi edhe me riorganizimin e degëve jashtë Kosovës, ku ka një interesim të jashtëzakonshëm”, potencoi Haziri për “Front Online”.

LDK është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur katër udhëheqës: Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën dhe Lumir Abdixhikun.

Të ngjashme