Zgjedhjet në Maqedoni, ja sa deputetë marrin partitë shqiptare

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare maqedonase do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.

Kështu tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh.

Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota 324.084 ose 36.12 për qind, përpara koalicionit të VMRO-DPMNE-së me 312.745 vota ose 34.85 për qind, BDI 101.432 ose 11.3 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57, E Majta 37.420 ose 4.17, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme