Teksa 3.4 milionë zgjedhës janë thirrur sot në votime në Shqipëri, Ambasada amerikane iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë.
Sipas një njoftimi të ambasadës, 34 ekipe të sajat do të mbikëqyrin votimin dhe numërimin dhe se do të mbështesë 540 ekipe të tjera të shoqërisë civile.
Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, ka uruar shqiptarët për votimin e zgjedhjeve parlamentare, shkruan gazeta Shekulli.
Sipas tij, zgjedhjet janë një festë për demokracinë.
“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”, ka thënë ai.