Zgjedhjet në veri – Elezi: S’ka informacione dhe argumente nëse është ofruar mjaftueshëm siguri

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 11:45 | Nga Artiona Çtaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhjet në veri duhet të mbahen nëse ofrohet siguri për qytetarë në këtë pjesë dhe nuk cenohen rendi kushtetues, i tha Ekonomia Online, njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai shtoi se nuk ka informacione e nuk janë dhënë argumente që në këtë pjesë mund të ofrohet sigurim e mjaftueshme për zgjedhjet.  

Sipas tij, zgjedhjet duhet të analizohet edhe njëherë, e më pas të organizohen.

“Vërtetë neve kemi parë që institucionet e Republikës së Kosovës, kanë planifikuar organizimin e zgjedhjeve të lira në veriun e Mitrovicës, por në fakt nuk kemi informacione apo nuk ka akoma argumente të cilat janë prezantuar nga institucionet kompetente nëse është ofruar mjaftueshëm siguri për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

“Neve duhet të kemi parasysh një fakt se çfarëdo aktiviteti i cili cenon sigurinë e Kosovës, medoemos duhet të anulohet nëse eventualisht ekziston rreziku përshkallëzimin e situatës së sigurisë sidomos kur marrim parasysh aktivitetet e fundit që kemi pasë në veriun e Mitrovicës, duke djegur vetura dhe duke kanosur qytetarë të ndryshëm të cilët eventualisht mund të jenë lojal ndaj institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në zgjedhjet e fundit”.

“Andaj kujtoj që për momentin nuk duket që kemi prova të mjaftueshme se institucionet e tona të sigurisë kanë mundësi të organizojnë zgjedhje të lira, të ofrojnë siguri të mjaftueshme gjithë pjesëmarrësve në këto zgjedhje apo edhe pjesëtarëve të cilët do të organizojnë këto zgjedhje dhe rrjedhimisht mendoj apo kujtoj që ndoshta çështja e zgjedhjeve edhe njëherë duhet të analizohet mirëfilli për të organizuar ata”.

Elezi tha se ftesa nga zyrtarët qeveritar të Serbisë ditëve të fundit inkurajon grupet kriminale që të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Faktikisht ftesa e zyrtarëve qeveritar të Serbisë, për mospjesëmarrje në këto zgjedhje ka disa mesazhe, e para i inkurajon grupet kriminale të cilat janë të organizuara për moslejimin e këtyre zgjedhjeve dhe e dyta ofron do të thotë mbështetjen e qytetarëve si institucion shtetëror i Serbisë, që ata do të kenë mbështetjen eventuale nga çdo strukturë tjetër në rast se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje si dhe e treta çështja e atyre personave të cilët eventualisht do të përqafojnë organizimin e këtyre zgjedhjeve, do të jetë jashtë ombrellës së sigurisë si institucioneve të Republikës së Serbisë”, tha Elezi për EO.

Të ngjashme