Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore, raporton Ekonomia Online.
Me numër 60 do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e dyta PDK-ja me numër 61 dhe më pas Lista Serbe me numrin 62.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri bazuar në planin operacional që ka miratuar ky institucion, raporton EO.
“Për më shumë se tri javë Komisionin Qendror për organizimin e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Deri më tani janë realizuar shumë detyra dhe kanë mbetur edhe disa sosh kur kanë mbetur edhe më pas se tri javë deri në ditën e zgjedhjeve e cila është më 19 maj”.
“Në përgjithësi përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimeve që ka bë KQZ-ja të bëra me planin operalcional, i cili është i miratuar nga ana e KQZ-së”.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.
Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.