Komisioni Zgjedhor i Serbisë, ka marrë vendim që në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit t’i hap 90 për qind të vendvotimeve, shkruan Blic.rs.
“Në mbledhjen mbajtur sonte është marrë vendim që në zgjedhjet e planifikuara për datën 2 prill ku do të votohet për presidentin e Serbisë, të mund të votohet në 90 për qind të territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në vendimin e Komisionit Zgjedhor, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që jashtë shtetit të Serbisë të hapen 53 pika votimi, në 32 vende.