Daut Haradinaj: Problemet e grumbulluara në kryeqytet zgjidhen me programin tonë “E para Prishtina”

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është takuar me mbështetësit e kandidates për Kuvend Komunal të Prishtinës, Pranvera Pehlivani-Nitaj.

Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi është zhvilluar një bisedë përmbajtësore për programin ‘E para Prishtina’.

Tutje ai ka thënë se problemi me qentë endacakë dhe mungesa e ndriçimit publik janë prezentë në çdo lagje.

“Pabarazia në ndërtim, mungesa e sigurisë dhe transportit publik në pjesë të ndryshme të kryeqytetit janë çështje që do të gjejnë zgjidhje me programin tonë; e para Prishtina”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme