Përfundon numërimi në Junik, Ruzhdi Shehu i LDK-së fiton për 29 vota

Junik | 14 Nën 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Junikut në raundin e balotazhit.

Për herë të parë në këtë komunë, ka fituar LDK-ja e cila ka përmbysur rezultatin edhe të rundit të parë.

Ruzhdi Shehu i kësaj partie ka marrë 1199 vota apo 50.61 për qind të raundit të dytë. Për dallim nga ai, Agron Kuçi i AAK-së, që fitoi në raundin e parë, tani ka marrë 49.39 për qind të votave.

Ruzhdi Shehu i LDK-së ka fituar 1 199 vota, kurse Agron Kuçi ka marrë 1 170 vota. Pra dallimi është vetëm 29 vota.

Por, ky rezultat teorikisht mund të përmbyset sepse do të numërohen dhe votat nga diaspora dhe votat e hedhura me kusht.

Të ngjashme