Shehu i LDK-së vazhdon takimet derë me derë, zotohet për projekte konkrete në Junik

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me kandidatët për anëtarë të kuvendit komunal ka vizituar lagjet Gacafer, Tofaj, Makaj, Zekaj dhe Qestaj në Junik.

Me këtë rast, Shehu tha se kanë takuar pothuajse çdo familje në këto lagje, duke shpërndarë programin qeverisës i cili përfshinë projektet konkrete edhe për këto lagje të Junikut.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Së bashku me kandidatët për anëtarë të kuvendit komunal, sot kemi vizituar lagjet Gacafer, Tofaj, Makaj, Zekaj dhe Qestaj në Junik. Me këtë rast kemi takuar pothuajse çdo familje në këto lagje si dhe kemi shpërndarë programin tonë qeverisës i cili ka përfshirë projektet konkrete edhe për këto lagje të Junikut.

Nuk ka asnjë dyshim që edhe këto lagje të respektuara, janë duke pritur me padurim ndryshimin në Junik pas 12 viteve.

Prandaj faleminderit të gjithë junikasve në këto lagje për përkrahjen e tyre pa rezervë.

Me 17 tetor, votoLDK#160

Të bashkuar të gjithë për Junikun.

R.Sh

Të ngjashme