Vitia viziton klubin “Flamurtari”, prezanton projektin për stadiumin prej 4 milionë €

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 15:28 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia të mërkurën ka vizituar KF “Flamurtari”, ku është pritur nga përfaqësuesit e këtij klubi, raporton Ekonomia Online.

Vitia ka prezantuar projektin prej 4 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri që sipas tij, do të ofrojë  kushte më të mira për sportistët.

“Pata nderin që sot të takoj kryetarin e klubit ‘Flamurtari’ për të diskutuar për projektin që kemi në programin tonë për stadiumin e ri të ku Komuna e Prishtinës do të investojë 4 milionë euro ku do bëhet te Fusha e Pajtimit me të gjithë infrastrukturën”.

“Ky klub ikonë i Prishtinës jo vetëm që meriton kushte dhe infrastrukturë më të mirë për zhvillimin e ndeshjeve”.

Në këtë pjesë të kryeqytetit ai ka premtuar edhe ndërtimin e një parku, raporton EO.

“Por edhe të jetë një mundësi ekstra për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të kësaj pjese. Do bëhet një pjesë rekreative e kësaj pjese ku do ndërtohet një park dhe qytetarët ta shijojnë”.

Kryetari i këtij klubi Imer Ademi tha se shpresojnë që ky projekt të bëhen realitet, ngase sipas tij, kjo është në të mirë të klubit.

“Jemi të lumtur duke shpresuar që këto premtime të jenë realitet në rast të fitores të kandidatit. Neve na pëlqej si projekt dhe si program andaj uroj dhe shpresoj që të ketë sukses”, tha Ademi.

Të ngjashme