Ministria e Infrastrukturës njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.
“Ky projekt që përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.
MI njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë.
“Të tilla investime, ky institucion me në krye ministrin Pal Lekaj, vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës.”, theksohet në komunikatën për medie.