Është sëmundje fizike tejet komplekse, dhe lodhja kronike për vite të tëra ka shkaktuar konfuzion.
Por tani, falë një granti të madh, ka shpresë se më në fund do të zbulohet shkaktari dhe tretmani për sindromën e lodhjes kronike apo CFS-së, transmeton Telegrafi.
Në fund të shtatorit, NIH ka ndarë 7.2 milionë dollarë për vitin fiskal 2017, me plane për ta financuar punën për pesë vite.
Nëse qëndron ky grant, shuma do të arrijë mbi 35 milionë dollarë.
Paratë do të jepen për një qëllim të vetëm: për t’i gjetur rrënjët biologjike të CFS-së, që ndryshe njihet si myalgic encephalomyelitis apo ME.
Agjencia federale ka zbuluar se grantin do ta japë për ta financuar krijimin dhe punën e tri qendrave hulumtuese dhe për një qendër tjetër që do t’i koordinojë të dhënat hulumtuese.
Vlen të ceket se lodhja kronike i ka këto simptoma:
– Dhimbja e nyejve
– Fyt i tharë që nuk përmirësohet
– Dhimbje të kokës
– Probleme me disponimin dhe depresion.