Notarja Melisa Zhdrella ka thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë, në garat e zhvilluara sot në Lojërat Olimpik për të rinj, Buenos Aires 2018.
Zhdrella pati kohën 35.44 sekonda, me të cilën theu rekordin e mëparshëm të Kosovës, 35.51.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, Zhdrella zuri vendin e 35-të nga 43 garuese.
Melisa do të garojë edhe më 11 tetor në disiplinën 50 metra stil i lirë.