“Zhduken” deputetët e Listës Serbe, u paraqitën në seancë për të mos u humbur mandatet

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 12:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pasi qëndruan rreth një orë, deputetët e Listës Serbe e kane lëshuar sërish seancën e Kuvendit të Kosovës. Siç mëson EO, ardhja e deputetëve të Listës Serbe ka qenë e detyrueshme për shkak se do t’u kalonte mandati i tyre.

Në rregulloren e punës së Kuvendit, një deputet që nuk është prezent në seancë për së paku gjashtë muaj, i humb mandati.

Që nga muaji nëntor kur nëntë deputetë të Listës Serbe u betuan në Kuvendin e Kosovës, ata nuk janë parë më asnjëherë në seanca.

Edhe pse s’kanë punuar, ata e kanë marrë pagën bazë nga Parlamenti, duke mos llogaritur mëditjet e seancave e komisioneve. Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, deputetët e Listës Serbe po e bojkotojnë institucionin më të lartë të vendit.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme